15:31 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / k.v

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Fatlindit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Liridon Uruqit, në kohëzgjatje prej një muaji.

I pandehuri dyshohet se me datë 28 korrik 2018, në fshatin Bresalc me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin Fatlind Arifin, me revole të markës TT të kalibrit 7.62 mm, duke shkrepur në drejtim të ndjerit në një distancë prej 4 – 5 metra, me që rast ka goditur në anën e majtë të kraharorit.

Me këtë veprim i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje nga neni 178 dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Indeksonline/