16:36 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zënka e disatë me radhë e Uruqit, familjarët thonë se vrau gabimisht 22 vjeçarin

Fatlind Arifi është 22 vjeçari që humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në ‘Bresalc’ të komunës së Gjilanit.

I riu  Arifi, humbi jetën si pasoj e plagosjes në pjesën e gjoksit nga një armë zjarri.

Por ai i cili dyshohet se i mori jetën Arifit nuk është aspak emër i panjohur për redaksinë por edhe për vetë Policinë e Kosovës.

Liridon Uruqi është pikërisht emri i të dyshuarit kryesor në këtë rast, i cili edhe është arrestuar sot.

Indeksonline pati raportuar kohë më parë lidhur me të bëmat e Uruqit.

Ndër rastet e fundit të raportuar për të është pikërisht një tentim vrasje në muajin dhjetor në qendër të Gjilanit.

Ai ishte arritur të arrestohej pas disa ditëve arratisje por që u lirua, duke qëndruar kështu në burg për vetëm një muaj. Uruqi ishte i dyshuari kryesor në plagosjen e personit me inicialet B.T, emër i ky i njohur për redaksinë.

Uruqi një i ri gjilanas apo saktësisht nga fshati ‘Bresalc’ njihet edhe për rrahje të ndryshme, ku persona të shumtë pësuan dëme të ndryshme trupore. Ai madje cilësohet edhe një lloj ‘gangsteri’ i cili po deshi diçka gjithsesi duhet ta arrijë, gjë kjo e cila edhe iu është mundësuar në shumë raste nga frika që shumë të rinj mos të kenë probleme apo t’u duhet të ballafaqohen me të.

Liridon Uruqi ka arritur që disa herë të vizitojë burgje të ndryshme të Kosovës por gjithnjë duke përfunduar i lirë, pavarësisht se ai vazhdimisht vazhdon të arrestohet me pajisje të armëve të ndryshme. Ai madje në shumë raste edhe ka pozuar me disa të tilla, duke mos fshehur asgjë në rrjetet sociale.

Indeksonline ka raportuar sot edhe për vendin ku dyshohet se është kryer vrasja e mbrëmshme e të riut 22 vjeçar përderisa burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se disa familjarë kanë deklaruar se Fatlindi është qëlluar gabimisht nga Uruqi./Indeksonline/

Ky është personi i arrestuar për plagosjen në Gjilan (Foto)

Një muaj paraburgim për tentim vrasje në Gjilan

Ky është vendi ku besohet se u vra Fatlind Arifi (Foto)

Liridon Uruqi nën shoqërinë e politikanëve kosovarë (Foto)