13:12 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Njerëzit e vetmuar vdesin më herët

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë nga San Francisko konfirmuan se vetmia ka rol të madh në dobësimin e aftësive njohëse që janë të ndërlidhura me plakjen.

Në studim, në të cilin morën pjesë 1.600 persona mesatarisht të moshës 71-vjeçare, tregoi se vetmia ndikon në shkallën e lartë të vdekshmërisë, pavarësisht shëndetit të mirë dhe statusit të mirë socio-ekonomik.

Rreth 23 për qind e pjesëmarrësve të vetmuar kanë vdekur gjatë gjashtë vjetëve të zgjatjes së studimit, gjatë të cilës është përcjell jeta e tyre, në krahasim me 14 për qind të vdekurve që nuk ishin të vetmuar.