18:39 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Njësia Speciale niset për ta arrestuar vrasësin e 8 personave në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë raportohet nga fshati Resulaj në Selenicë të Vlorës ku nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur 8 të vdekur dhe 7 të plagosur.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Paraprakisht mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt mes disa personave i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Dyshohet se viktimat janë nga dy familje, ndërsa autori është një 24-vjeçar, i sëmurë mendor, i cili është vënë në ndjekje nga forcat speciale të Policisë, RENEA, FNSH, DELTA FORCE..