09:27 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çoviq për aksionin në veri: Gjithçka që ndodhë në Kosovë bëhet me dijeninë e Amerikës

Nebojsha Coviq, ish-Koordinatori për Kosovë i Serbisë, Nebojsha Çoviq dhe ish zëvendësministër në Qeverinë e Serbisë ka thënë se futja e Njësisë Speciale në veri është provokim.

Ai duke ju referuar aksionit në veri ka thënë se asgjë nuk ndodh pa dijeninë e Uashingtonit, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Gjithçka cka ndodh në Kosovë, nuk ndodh pa dijeninë e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe për këtë arsyeje Washingon ka përfaqësues në Kosovë”, ka thënë ai.

Çoviç, aksionin në veri e quajti provokim të qëllimshëm.

Ai ka thënë se nëse forcat policore shkojnë në veri dhe marrin vijën administrave, atëherë ndërhyjnë Forcat e Armatosura të Serbisë.

“Kjo është një provokim i qëllimshëm dhe se një ditë mund të ndodhë që forcat e Kosovës të vijnë dhe të marrin vijën administrative, dhe ky është një problem serioz, sepse atëherë do të duhet të reaguar nga forcat e armatosura të Serbisë”, ka thënë Çoviç./Indeksonline/