12:53 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq i ankohet Rusisë: Nuk i besojmë më KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar ambasadorin e Rusisë Aleksandër Chepurin, se Serbia nuk ka më arsye që të ketë besim në KFOR-in dhe NATO-s në Kosovë.

Siç citojnë mediat serbe, gjithçka për të cilën biseduan ishte futja e Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës dhe arrestimi i katër personave.

Vuçiq është ankuar tek ambasadori rus, se këto veprime tregojnë se po rrezikohet mbijetesa e serbëve në Kosovë.

Ai ka shtuar se nuk ka më arsyeje që të ketë besim në KFOR-in dhe NATO-në në Kosovë./Indeksonline/