18:17 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

O’Connell: Në ligjin për Specialen, nuk ceket nëse do hetohen vetëm shqiptarët

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se Gjykata Speciale është një hap i rëndësishëm për t’i treguar botës gatishmërinë se Kosova është një shtet demokratik.

Gjatë një interviste në Info Magazinë të Klan Kosovës, O’Connell ka thënë se Gjykata Speciale do hetojë çdo krim që është kryer gjatë luftës Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, në ligjin për Specialën nuk përmendet se do të hetohen vetëm shqiptarët, duke shtuar se askush nuk e di saktë se kush do hetohet dhe kush jo.

“Gjykata Speciale do hetojë krimet e kryera në Kosovë. Askush nuk është në diejni se cka është hetuar deri tash, kush do paditet apo jo, këtë punë e kanë kryer prokurorët. Gjykata është mënyra më e mirë për t’i treguar botës këtë gatishmëri. Ne shpresojmë se edhe liderët e Kosovës ta përkrahin atë. Nëse ka krim të luftës duhet të hetohet. Nëse dikush ka kryer krime, qoftë shqiptar apo serb duhet të gjykohen. Kjo vlenë edhe për Serbinë. Çdo krim duhet të hetohet. Viktimat kanë të drejt për drejtësinë. Ne nuk kemi gabuar kur kemi ndërhyrë në Kosovë në vitin 1999, nuk do ndryshojë as tash. Nuk e di kush do të paditet ose jo. As në ligj nuk ëhstë përmendur se do të gjykohen vetëm shqiptarët”, ka thënë ai./Indeksonline/