12:24 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Qeveria e gatshme ta trajtojë kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kërkesa e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale e cila ka ardhur në Qeveri është në procedurë të zakonshme.

Sipas tij, nuk ka ndonjë komentim për të tani, duke shtuar se kurdo që procedura ta sjellë në rend të ditës, do e trajtojnë.

“Ajo ka ardhur në Qeveri, është në procedurë të zakonshme. Nuk kam ndonjë përgjigje, kurdo që procedura e sjellë në rend të ditës ne e trajtojmë”, ka deklaruar Haradinaj./Indeksonline/