16:40 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / k.v

OPS fiton sërish zgjedhjet studentore në UP

Opinioni i Pavarur Studentor ka fituar serish zgjedhjet studentore që u mbajtën të martën në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.

Në një garë të ngushtë që u zhvullua mes organizatave studentore në Universitetin e Prishtinës, Sipas rezultateve të para preliminare, fituese e këtyre zgjedhjeve është Opinioni i Pavarur Studentor, e cila ka fituar zgjedhjet studentore në UP.
Udhëheqësi dhe themeluesi i Opinionit të Pavarur Studentor, Adnan Thaçi, tha së fitorja u takon të gjithë studenteve, Thaqi tha se në këto këto zgjedhje humbi politika dhe organizatat të cilat udhehiqëshin nga disa subjekte politike.

“Në këto zgjedhje nuk fitoi vetëm OPS, por fituan të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, fitorja u takon atyre që besuan në punën dhe përkushtimin tone, dhe e mira e këtyre zgjedhjeve është se kanë humbur partitë politike që kanë mbështetur disa organizata studentore, dhe kanë fituar studentët e Universitetit. Kjo fitore nuk është mbërritja, por është fillimi jonë” tha kryetari i OPS-së, Adnan Thaqi.

Nga gjithsej nëntë organizata studentore që kandiduan në këto zgjedhje, OPS ka dalë e para me vota në këto zgjedhje.

Temat: