08:25 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Nainggolan merr vëmendje me gjestet e tij në një klub nate në Bergamo

Ylli i Interit, Radja Nainggolan është parë në një klub nate në Bergamo, pavarsisht është ende i lënduar.

Nainggolan ende nuk ka debutuar për Interin në Serie A, pasi që ai është duke u rikuperuar ende nga lëndimi muskulor.

Mesfushori belg është parë në një klub nate mbrëmë dhe shumë e kanë fotografuar atë, dhe këto foto kanë shkuar viral në rrjetet sociale, transmeton IndeksOnline.

Jo vetëm kjo, Nainggolan është paraqitur dje në seancën stërvitore tek Interi në mëngjes, dhe me të njejtat veshje, ai ka shkuar në atë klub nate.

E gjithë kjo vjen pasi trajneri, Luciano Spaletti ishte pyetur rreth jetës personale të Nainggolanit.

Ai kishte thënë: ”Mosha do të marrë shumë nga ai, në ras se ai nuk e vendosë jetën personale në vend”./IndeksOnline/