12:38 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje nga aksidenti ku vdiq gruaja shqiptare që ishte shtatzënë

Një grua shtatzënë ndërroi jetë në një aksident rrugor të ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Levan. E reja, 27-vjeçarja Majlinda Troka, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Gruaja shtatzënë ishte pasagjere në një nga dy automjetet që u përplasën tragjikisht në këtë aks, ku për pasojë mbeti i plagosur edhe një fëmijë i mitur.

Policia ka sqaruar se aksidenti ndodhi në orën 11.30 në vendin e quajtur “Liqeni”.

Një makinë tip Audi me drejtues personin me inicialet A.T u përplas me një automjet tip Benz me drejtues L.T, duke bërë që të dy automjetet të përfundojnë jashtë rrugës, pas një goditje të fortë mes tyre.

Majlinda Troka ishte pasagjere në makinën Audi, bashkë me fëmijën e mitur, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Ndërkohë që paraprakisht  shkak për këtë aksident në rëndë është bërë një parakalim i gabuar i mjetit me të cilën udhëtonte viktima.