16:27 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Pamje të reja nga rezervarët ku shpërtheu zjarri në Fushë Kosovë

Zjarri që shpërtheu sot në Fushë Kosovë tek rezervarët e naftës në “Al Petrol” tashmë është lokalizuar. Indeksonline ka siguruar pamje të reja ku shihen pasojat e zjarrit që shpërtheu sot rreth orës 14:00.

Nga ajo që shihet, vetëm një rezervarë është djegur plotësisht ndërsa rreziku i shpërndarjes së zjarrit në cisternat tjera tashmë ka kaluar.

Deri të shpërthimi i zjarrit në rezervarët e naftës së kompanisë së “Al Petrol” në Fushë Kosovë sipas burimeve të Indeksonline ka ardhur pasi punëtorët kanë qenë duke i pastruar ata./Indeksonline/