10:11 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Paraja është e rrezikshme, kjo është historia e pabesueshme e Emmanuel Eboue (Foto)

Ish-futbollisti i Arsenalit, Emmanuel Eboue e mendon vetëvrasjen pothuajse çdo ditë.

Një karrierë fantastike shtatëvjeçare, me fitime marramendëse e tani një i pastre, kjo histori e tregon rrezikun e madh të parave, shkruan IndeksOnline.

Eboue, nga Bregu i Fildishtë por që u bë i njohur te klubi i Arsenalit është në gjendje të tmerrueshme.

Ai kalon ditën e tij duke u fshehur nga policia, shpesh fle në dyshemenë e shtëpisë së një shoku, udhëton me autobus dhe pastron rrobat me dorë sepse nuk ka makinë larëse.

Sot, 34 vjeçari tregon gjendjen e tij të habitshme, që e ka shtyrë atë në prag të vetëvrasjes.

“Unë dua që Perëndia të më ndihmojë. Vetëm ai mund të më marrë këto mendime nga mendja ime. Unë kam shtëpi, por nuk e di se në cilën orë vijnë ata. Prandaj rri me stres gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë i mbyll dritat sepse nuk dua që njerëzit të dinë se jam brenda. Kam vënë gjithçka prapa derës. Unë do të shes rrobat e mia ose do të shes gjithçka që kam. Do të luftoj deri në fund, sepse nuk është e drejtë kjo gjë”, ka thënë Eboue për Mirror.

Eboue ka marrë një rënie të madhe që nga largimi prej Arsenalit, ku pastaj u transferua në Galatasaray, dhe fitoi vetëm 1.5 milionë euro në vit.

Ëndrra e tij është rikthimi në Premierligë, ose në Championship te Sunderlandi edhe pse është i paaftë të luaj futboll për shkak të shëndetit.

  • Humbi betejën, divorcin me gruan e tij Aurelien dhe ia dha të gjithë pasurinë asaj.
  • Duke u fshehur nga policët pasi u urdhërua nga gjykatësi të largohej nga shtëpia e tij.
  • I përballur me largimin e tre fëmijëve, që nuk i ka parë nga qershori.
  • I pikëlluar nga vdekja e gjyshit të tij, Amadou Bertin për shkak të kancerit. Dhe humbjen e vllahut të tij për shkak të një aksidenti me motociklet.

Këto ishin disa pika kyçe të humbjes së pasurisë të ish-futbollistit të njohur në Premierligë./IndeksOnline/.

Temat: