07:26 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit në rrjetet sociale

Projekti i financuar nga BE “Mbështetje e mëtutjeshme e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot do të organizojnë konferencë për mënyrën e parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit.

Kjo konferencë është rajonale dhe ka të bëjë me parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në rrjetet sociale në Ballkanin Perëndimor, shkruan Indeksonline.

Konferenca mbahet në hotelin ‘Sirius’, duke filluar nga ora 10:00./Indeksonline/