22:14 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Partia e Vuçiq fiton bindshëm në Beograd

Presidenti i Serbisë dhe SNS, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se lista që ai udhëhoqi në zgjedhjet e Beogradit fitoi më shumë se 45 për qind të votave, që është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga kjo parti në Beograd.

“Sot ishte një ditë e mirë, dita kur qytetarët zgjodhën përfaqësuesit e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, dhe treguan një fytyrë vërtet demokratike të vendit, pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve të shumta për të prishur këtë proces”, tha Vuçiq.