22:13 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas përçarjeve, Lushtaku fton simpatizantët e tij në një odë (Foto)

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili kohë më parë mori vendim për shkarkimin e tetë anëtarëve të Degës së PDK-së në Skenderaj, tashmë ka vendosur që të masë fuqinë e tij në Komunë.

Ai ka organizuar takim me simpatizantët e PDK-së në fshatin e Vitakut.

Sipas një komunikate të degës së PDK-së në Skenderaj, thuhet se mbështetje e këtyre banorëve për Sami Lushtakun vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm.

“Takim i përzemërt i Kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku më banorët e Vitakut në odën e stërmbushur. Besimi i vitakasve për PDK-në dhe Kryetarin Lushtaku vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm. Bashkëbisedimi i sinqertë me qytetarët ka qenë dhe do të jetë esencial në sukseset e PDK-së”, thekson PDK dega në Skenderaj.

Lushtaku ditë më parë shkarkoi shtatë anëtar të kryesisë së PDK-së në Skenderaj, përfshirë edhe nënkryetarin Bekim Haxhiu.

Megjithatë, ky vendim nuk u prit mirë dhe menjëherë nisën rebelimet dhe ndarjet në këtë degë.

Madje për t’i zbutur këto përçarjet kishte ndërhyrë edhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, por as duket se nuk pati sukses. /Indeksonline/

 

Temat: