23:22 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pasuria e Limajt dhe kredia e tij 40 mijë euro

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar pasurinë e tij në vitin 2018 në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës (AKK). Limaj ka pasuri të paluajtshme dhe një detyrim financiar me vlerë 860 mijë euro.

Sipas deklarimit, në pasuri të paluajtshme ai posedon Banesë-banimi me 68 metra katrorë me prejardhje familjare në vlerë prej 70 mijë euro. Shtëpi banimi me 300 metra katrorë, prej pasurisë familjare me vlerë 250 mijë euro dhe Tokë/Truallë me 13.10 hektarë, me prejardhje pasuri familjare me vlerë prej 500 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Kurse, sa i përket detyrimit financiarë ndaj personave juridik dhe fizik, kreu i Nismasocialdemokrates ka një kredi në njërën bankë për rregullimin e shtëpisë me vlerë prej  40 mijë euro.

Ndërsa, te deklarimi i të hyrave vjetore Limaj ka thënë se posedon rrogën 1 mijë e 356 euro në muaj. Duke llogaritur për një vit del që të ketë pagë vjetore 16 mijë e 272 euro, ndërsa ajo e bashkëshortes së tij ka vlerën 5 mijë e 672./Indeksonline/

Pasuria e Fatmir Limajt: