Për herë të parë, QKUK bëhet me pajisje për diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës tek foshnjet
Sot në Klinikën e Neonatologjisën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK,do të dhurohet pajisja mjekësore Ehosonografi.
Pajisja Ehosonograf, e cila i ka munguar Klinikës së Neonatologjisë, mundëson diagnostikimin e të gjitha sëmundjeve të zemrës tek foshnjet, gjakderdhjeve të brendshme, infeksioneve, anomalive të sistemit nervor qendror, anomalive të sistemit urogjenital, funksonimin e zorreve dhe shumë sëmundje të tjera.
Me dorëzimin e Ehosonografit ky shërbim dhe diagnostikim do mundësohet tani në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK për herë të parë.
Prezent do të jetë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismali.