09:39 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Nga çka rrezikohen foshnjat nëse u pastroni veshët

Dylli në vesh mbron nga tingujt dhe infeksionet, lëndimet dhe pengimi i hyrjes së insekteve dhe gjërave të tjera në kanalin e veshit.

Prandaj, nuk është e nevojshme ta eliminoni.

Pastrimi i kanalit të veshit me shkopth higjiene nuk është e preferueshme, ajo mund të shkaktojë mbylljen e veshit, ndezjen deri te pëlcitja e timpanit.

Kullimin e veshit prindërit shpesh e interpretojnë gabimisht si pasojë e inflamacionit dhe pa nevojë brengosen për këtë gjë.

Nëse i futni shkopinjtë në vesh, vetëm do të futni dyllin më thellë në veshët e foshnjës ose fëmijës. Në vend të kësaj, thjeshtë pastroni pjesët e jashtme të veshëve me ndonjë leckë të pastër të lagur.

Prandaj, asnjëherë mos futni shkopinj apo diç tjetër në kanalin e veshit. Shumë lehtë mund të dëmtoni cipën e timpanit të veshëve. Dylli është mbrojtja natyrale e kanalit të veshit dhe zakonisht nuk ekziston nevoja që ta pastroni.

Lëkura e kanalit të veshit ka një veti që bën që shtresat e jashtme të saj së bashku me dyllin dhe papastërtitë që janë mbi të, të dalin nga brenda kanalit jashtë tij, pra kanali bën një vetëpastrim.

Por, nëse ju brengos sasia e madhe e dyllit në veshët e foshnjës, konsultohuni me mjekun.