17:46 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përdorimi i ‘sprejeve’ të pastrimit më i keq se pirja e 20 cigareve në ditë!

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se përdorimi i sprejeve të ndryshme të pastrimit mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në mushkëritë e grave-por efekti i njëjtë nuk duket se zbatohet tek meshkujt.

Një studim i botuar në America Journal of Thoracic Society të Mjekësisë të frymëmarrjes, kanë publikuar të dhëna të nxjerr nga 6 mijë e 200 pjesëmarrës, transmeton Indeksonline.

Hulumtuesit zbuluan se rënia e funksionit të mushkërive të grave që punonin si pastruese ose përdorimi i rregullt i produkteve të pastrimit në shtëpi ishte në të njëjtën shkallë sa 20 cigare në ditë.

Trendi i njëjtë nuk u gjet për meshkujt, që përdorën rregullisht produktet e pastrimit./Indeksonline/