07:58 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Aksion pastrimi në Ferizaj dhe Vushtrri, për një qytet më të pastër

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It do të organizojë sot aksion pastrimi në Komunën e Ferizajt dhe në Komunën e Vushtrrisë.

Aksioni fillon në ora 11:00, ndërsa mbahet në magjistrale afër Mileniumit, ku do të pastrohet një deponi ilegale. Përveç vullnetarëve të Let’s Do It, në aksion marrin pjesë edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan, Kompania “Eskavatori”, Kompania “Pastërtia”.

Aksioni në Ferizaj do të vazhdojë në ora 11:30 ku do të ketë pastrim nga rrethi deri te varrezat e dëshmorëve, ku priten të bashkohen edhe vullnetarë dhe nxënës të shumtë.

Po ashtu, aksion pastrimi do të ketë edhe në Komunën e Vushtrrisë.

Në ora 11:00 atje do të nisin punimet për pastrimin e deponisë në Banjskë/Pasomë në komunën e Vushtrrisë, e cila është ndër deponitë më të mëdha në Kosovë, e cila njëkohësisht është e fundit e këtij vëllimi.

Punimet do të zhvillohen me makineri shumë të rëndë, 5 buldozerë e 4 kamionë.