10:38 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përfundon takimi urgjent i Beogradit për situatën në Kosovë (Foto)

Ka përfunduar mbledhja urgjente e Këshillit për Siguri Kombëtare në Serbi, e ftuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq për situatën në Kosovë.

Në këtë mbledhje është biseduar se si do të mbrohen interesat dhe populli në Kosovë, transmeton Indeksonline

Pjesë e takimit ishin krerët më të lartë të sigurisë; shefi i BIA-së, Bratislav Gashiq, ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, kryeministrja, Ana Bërnabiq, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, shefi i ushtrisë, Lubisha Divkoviq, ministrja e Drejtësisë, Nela Kuboroviq si dhe Kryeprokurori i Shtetit, Zagoroka Dolovaq.

Ndryshe, sesioni i mëparshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare u mbajt më 26 mars, pas arrestimin e Marko Gjuriqit në veri të Mitrovicës.

Vlen të theksohet se mediet beogradase kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme, respektivisht në ora 12:00, Vuçiq do të zhvillojë një takim me patriarkun e Kishës serbe, Irinej. /Indeksonline/