22:35 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pitoni nuk arrin ta përtyp ushqimin, e qet jashtë gjahun e papërpunuar (Video)

Një gjarpër i llojit “piton” është kapuar në mbrëmjen e 20 qershorit nga policia dhe fshatarët e një vendi në jug të Kinës.

Pitoni i gjatë 7 metra, u kap afër një lumi me gjahin në bark që nuk kishte arritur ta përtypte mirë, transmeton Indeksonline.

Por, policët dhe fshatarët me pak presion, arritën që të nxjerrin nga trupi i pitonit një qen të cilin zvarraniku e kishte ngrënë në darkë.

Për fat të keq tanimë ishte vonë për qenin i cili kishte ngordhur, por të paktën fshatarët tani janë më të sigurt, sepse pitoni u mor nga policia dhe u dërgua në një kopsht zoologjik. /Indeksonline/

Temat: