08:27 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia aksion në Gjilan, konfiskohen drogë dhe armë

Një aksion policor është realizuar gjatë ditës së djeshme në komunën Vitisë.

Rreth orës 13:15 Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale nga Gjilani së bashku me Njësinë e Anti Drogës nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, me Urdhër nga Gjykatësi i procedurës paraprake kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse  të të  dyshuarit Shqiptar shtetas i Kosovë, me banim në fshatin Vërban Komuna Viti, nën dyshimin se i njëjti posedon drogë dhe armë ku janë gjetur dhe konfiskuar si në vijim:

  1. Një pushkë gjuetie CIFSANAV TUFEKLERI, Kal 12 mm, dhe katër (4) copë fishek,
  2. Një armë pistoletë, MAUSER dhe një karikator,
  3. Një Pistoletë modeli i pa njohur, cal 6.35,një karikator dhe katër fishek te kalibrit të njëjtë,
  4. Një Pistoletë KNALIPATR NAOPATER kal 9 mm,
  5. Një shkop gome,
  6. 6.Një mbetje e dyshuar e substancave narkotike e llojit Marihuan,
  7. Një granat dore, te cilën e ka konfiskuar njësiti i EOD-së, transmeton Indesonline.

Kurse me urdhër te Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/