Intervistohet një person në Lipjan, postoi fotografi me armë në Facebook
Policia e Kosovës në rajonin e Lipjanit ka intervistuar një person, pas një informacioni se i njëjti kishte postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47.
Në momentin e intervistimit i njëjti ka pohuar se armën e lartcekur e ka shitur dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë. Me urdhër të prokurorit policia ka bërë edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, por arma e lartcekur nuk është gjetur.
Por me këtë rast policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48 me 23 fishekë, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/