11:42 / E Martë, 13 Shkurt 2018

Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë (Video/Foto)

(I plotësuar, 12:05)-Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline të shtënat me armë në lagjen ‘Dardania’ saktësisht tek pjesa që njihet si ‘Santea’.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informacionin për një përleshje fizike mes disa personave ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë ku aktualisht ndodhen edhe njësitet policore të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti .

Gjithashtu nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në cilësinë e  viktimave përderisa nuk ka ende të arrestuar.

…………………………………………………………

LIVE: Policia arrin tek ‘Santea’ ku pati të shtëna me armë

Pas të shtënave me armë tek ‘Santea’ në Prishtinë dhe përleshjeve fizike që ndodhën në mes dy grupeve tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.

………………………………………………………

Të shtëna me armë tek ‘Santea’ në Prishtinë (Foto)

Sipas burimeve të Indeksonline nuk ka të plagosur, por vetëm persona të cilët morën lëndime nga përleshjet fizike që ndodhën në mes dy grupeve të rinjsh.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.