17:21 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia po përdor shenjet e gishtave të të vdekurve për të hapur iPhone-t

Policia në SHBA po përdor gishtat e njerëzve të vdekur për të zhbllokuar iPhone e tyre. Dhe nuk ka asgjë që i pengon ata të bëjnë të njëjtën gjë me fytyrat për të hyrë në një iPhone X të një personi të vdekur, pohon një raport i ri.

Hera e parë që policia përdori teknikën morbide ishte në nëntor 2016, sipas Forbes.

Celulari i përkiste Abdul Razak Ali Artanit: Një student i lindur në Somali, i cili kishte shkuar kryer një  sulm me thikë në Universitetin e Ohajos, para se të vritet nga zyrtari i sigurisë lokale.

Rreth shtatë orë më vonë, një agjent i FBI thuhet se e përdori gishtin e përgjakur të të vdekurit në për ta zhbllokuar iPhone.

Policët shpresonin se do t’i ndihmonte ata të deshifronin më shumë për Artanin dhe motivet e tij të krimit të egër.

Por kjo nuk funksionoi. Dhe telefoni qëndroi i bllokuar, sipas specialistit të mjekësisë ligjore të FBI-së, Bob Moledor, i cili i tha Forbes se Artan kishte një iPhone, megjithëse nuk mund të kujtohej se cili model.

Apple prezantoi skedën e gishtave të TouchID në iPhone 5S. Pra, Moledor dërgoi pajisjen në një laborator të forenzikës, i cili arriti të nxjerrë informacionin e tij.

Që atëherë, agjencitë e zbatimit të ligjit kanë qenë shumë më të suksesshme. Burime anonime pranë hetimit të policisë lokale dhe federale i thanë Forbes se tani është e zakonshme që shenjat e gishtave të të vdekurve të përdoren për të zhbllokuar iPhonet.

Teknika thuhet se është përdorur në rastet e mbidozës, ku informacioni mbi telefonin e viktimës mund të çojë drejt një tregtari droge.

Për më tepër, është krejtësisht ligjore. Ndryshe nga rastet që përfshijnë të gjallët, policia as nuk duhet të marrë një urdhër kur përdor shenjat e gishtave të të ndjerit për të hyrë në iPhone e tyre. /Indeksonline/

Temat: