20:52 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Portieri i Kosovës nga minuta e parë për Manchester Cityn

Portieri i ri i Kosovës, Arijanet Murici është inkuadruar nga minuta e parë për Manchester Cityn.

19 vjeçari është paraqitur në ndeshjen e Ligës së Kupës angleze, ku City do të luaj kundër Oxford United.

Kjo është ndeshja e parë zyrtare që Murici paraqitet nga minuta e parë.

Ai pritet të bashkohet me Kosovën në ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve. /IndeksOnline/