13:13 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Prindërit duhet t’u kërkojnë leje foshnjave para se t’ia ndërrojnë pampersat

Një situatë që shumë prej nesh nuk e mendojmë kurrë, është se nënat duhet të marrin pëlqimin nga foshnja për t’i ndërruar pampersat.

Ndoshta duket e palogjikshme se si një foshnje të pyetet për këtë gjë, mirëpo një ekspert dhe edukator për fëmijë ka pohuar se duhet t’i kërkojmë foshnjave lejen para se t’i ndërrojmë.

Kjo sipas saj, pasi do të krijohen zakone të mira komunikimi në të ardhmen, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.

Deanne Carson ishte në ABC News duke folur për punën e saj. Atje, ajo tregoi se punon ‘me fëmijë nga tre vjeç’ dhe ‘me prindërit nga lindja’.

Deanne ka treguar se si foshnjave duhet t’i kërkohet leja e tyre për t’i ndërruar. Kjo mund të duket krejtësisht e çmendur, por ajo vë në dukje se ajo nuk pret që një fëmijë të përgjigjet në këtë kërkesë, por më shumë është për të nxitur një mënyrë jetese ku mendimi i fëmijës vlen dhe përgjigjet ndaj pyetjeve si kjo.

Është e rëndësishme që ky debat të nisë, megjithëse jemi më të vetëdijshëm se kurrë për mënyrën se si mund t’i edukojmë fëmijët tanë me pëlqimin e tyre./Indeksonline/