Vendimi i taksës ua zbrazë serbëve xhepat, i quajnë kosovarët të çmendur e pa shpirt!
Vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka trazuar gjithandej bizneset në këto dy shtete, duke mos përjashtuar për asnjë rast krerët e shtetit.
Që nga dita e djeshme reagimet nuk kanë të ndalur, duke u thirrur në atë se me këtë veprim po shkelet marrëveshja e “CEFTA-s”, e duke harruar shumë marrëveshje tash e sa kohë shkelen vazhdimisht nga ana e tyre, transmeton Indeksonline.
Madje, sot mediat serbe vazhdimisht kanë raportuar për këtë vendim, herë pas herë duke krijuar edhe spekulime.
Për po të njëjtën çështje, nuk mungojnë artikujt as në ditën e nesërme të gazetave ditore atje.
“Shqiptarët nuk japin oksigjen për foshnjet serbe”, është njëri nga shkrimet që sjellë gazeta “Kurir”, duke spekuluar se kinse spitalet në veri të vendit kanë mungesë të bocave të oksigjenit.
“Gjithçka që është serbisht po digjet”, është shkrimi tjetër i kësaj të përditshme serbe.
Por, nuk mungojnë edhe artikuj tjerë si “Ata mohojnë produktet ushqimore serbe”.
Me analiza të njëjta është marrë edhe e përditshma tjetër serbe “Alo”.
“Spitalet mbeten pa shishe me oksigjen”, thotë njëri ndër titujt kryesor të kësaj gazete.
Vendimi i tillë ka acaruar tej mase serbët, derisa po të njëjtit nuk kanë nguruar të quajnë kosovarët të çmendur: “Shqiptarët janë të trazuar në Evropë, ata janë të çmendur”, thotë shkrimi tjetër në “Alo”.
Sipas tyre, djegja e produkteve serbe nga ana e kosovarëve është “terror”!
Me spekulimet është marrë edhe vet presidenti serb Aleksandër Vuçiq nisi ditën me propagandë. Po, i njëjti tha se kishte marrë informacione nga KFOR-it, se ata kishin ndaluar në hyrje të veriut Njësinë Speciale të Kosovës (ROSU), si dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Po i njëjti lajm, u mohua zyrtarisht nga të gjitha palët.
Megjithëse, ka kaluar vetëm një ditë që kur u mor ky vendim nuk munguan edhe titujt e portaleve me titujt “Serbët e veriut në Kosovë kanë mungesë qumështi”.
Tutje sipas mediave serbe, Vuçiq pret që vendet e Bashkimit Evropian të vënë në pikëpyetje Prishtinën për papranueshmërinë e lëvizjeve të njëanshme, që sipas tij kërcënojnë shkallëzimin e konfliktit dh rrezikojnë paqen në raj.
Megjithatë, krerët e institucioneve të vendit shprehen qartazi se nuk ka kthim prapa derisa pala serbe të respektojë marrëveshjet si për energjinë, diplomat, dokumentet zyrtare e kështu me radhë.
Nga ana tjetër, kryetarët e komunave të vendit kanë nisur të zbatojnë kërkesën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për heqjen e të gjitha produkteve nga tregu me mbishkrimin “Kosovo Metohije”. /Indeksonline/