14:56 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / k.v

Priten lehtësira për marrjen e shtetësisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme, me ndryshimet që janë bërë në ligj për të huaj, ka krijuar predispozita ligjore që të gjithë të huajt që jetojnë në Kosovë dhe janë të pa pajisur me dokumente të bëjmë zgjidhje që janë në harmoni me ligjet e BE-se dhe standardet evropiane.

Zëvendësministri i MPB-së, Izmi Zeka ka thënë se tani jemi në fazën e nxjerrjes se akteve nënligjore që e mundësojnë zbatimin e ligjit për të huaj, me të cilën do të respektohen edhe procedurat e fitimit të shtetësisë për rastet e jashtëzakonshme.

“Natyrisht këta qytetarë që kemi në tërë Kosovën që për shkaqe të mungesës se dokumenteve nga shteti përkatës iu është pamundësuar pajisja me dokumente përkatëse, ku me këtë ligj dhe akte nënligjore do të bëhet i mundur krijimi i një situate të re juridike dhe zgjidhje afatgjate e statusit të tyre”, ka deklaruar ai./Indeksonline/

Temat: