11:45 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

UDBA-shët dhe ish spiunët strukturë që po e dëmtojnë Kosovën

Shkruan: Izmi Zeka

Tani jemi në një kohë të çuditshme ku Kosova po përballet me një situatë politike  jo të ndershme por edhe të rrezikshme për perspektivën e saj.

Tani më kemi të bëjmë me dy koncepte që në heshtje po bëjnë punën e djallit dhe po rrezikojnë perspektiven e Kosovës.

Një vijë që është uniformë por edhe me problem është vija kombëtare e reformuar deri në skajshmëri e që po bënë punën por ende s’po përballet me  faktorët që edhe para luftës kanë dëmtuar luftën çlirimtare dhe vija tjetër e tepër e rrezikshme  që ka të bëjë  më  një strukturë komuniste e që në të ka njerëz të profileve të ndryshëm siç janë  UDBASHIT, lidhjes Komuniste, njerëz që bashkëveprojnë me Serbin  e shume të tjerë.

Mos përballja më këtë strukturë që po devalvonë luftën çlirimtare, shtetësinë e Kosovës dhe integrimin e saj  do te jetë sfida më e rënd e pasluftës  dhe zhvillimit të shtetit të koso0vës.

Çdo shtyrje  dhe mos adresim   këto dy koncepte    si para luftës edhe tani   do të përballen një ditë por me rreziqe të mëdha. Andaj njerëzit që I kanë shërbyer pushtetit në të kaluarën  e që sot në heshtje gjenden edhe në institucionet respective të Kosovës  edhe sot po pengojnë  strukturimin dhe integrimin e Kosovës në strukturat e BE-së.

Ndikimi i Rusisë e në këtë rrafsh edhe i Serbisë tek kjo strukturë funksionale në Kosovë me mision të veçantë po devalvon çdo ditë pjesën ma vitale të Kosovës të atyre që bënë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Andaj në fund me këtë heshtje po rrezikojmë të ardhmen tonë duke mos ua treguar vendin të gjithë atyre që në një formë prej 45 i shërbyen pushtetit kriminal serb.

Duhet të lirohen institucionet e Kosovës prej  pinjollëve dhe kulturës serbe në Kosovë.

Mjaftë më në emër të stabilitetit të dëmtohet energjia intelektuale e patriotike e Kosovës.

(Autori është zv/ministër i Punëve të Brendshme)

Temat: