07:26 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Proteksionizmi amerikan mund të dëmtojë ekonominë globale

Shefat botërorë të financave iu bashkuan kancelares gjermane Angela Merkel në paralajmërimin se proteksionizmi amerikan mund të dëmtojë ekonominë globale.

Gjatë një takimi në Berlin, udhëheqësja gjermane tha se rritja e prirjeve proteksioniste siguron një nxitje të qartë për të shprehur mbështetje të fuqishme për sistemin tregtar shumëpalësh.

Merkel tha se multilateralizmi është në një fazë të komplikuar dhe të vështirë.

“Ne, si gjithmonë, flasim për situatën e tregtisë botërore sot, për sfidat urgjente dhe të gjithë jemi dakord që multilateralizmi po ndodhen në një situatë shumë të komplikuar tani.

Shefja e FMN-së Christine Lagarde shprehu optimizmin e saj, duke thënë se dielli po ndriçon ende, por retë në horizont që dolën disa muaj më parë sa vijnë dhe errësohen.

Në takim morën pjesë shefat nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata Botërore e Tregtisë, Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, Banka e Zhvillimit Afrikan, Organizata Botërore e Punës dhe një zyrtar i lartë nga Banka Botërore.