07:21 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Protestë kundër ngacmimeve seksuale në UP

Sot para rektoratit të Universitetit Publik të Prishtinës mbahet tubimi kundër ngacmimeve seksuale në UP.

Në njoftimin për protestë thuhet:

SKV, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA në tubimin për adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në UP.

Ky tubim do të mbahet më 5 prill në ora 12:00, tek rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Shkarkimi i ish-prorektores Pustina-Krasniqi nuk ka qenë kërkesa e vetme e angazhimit tonë, prandaj angazhimi për plotësimin e kërkesave tjera, vazhdon.

Kërkesat e paplotësuara ende janë:

1. Ndryshimi i Kodit të Etikës për Personelin Akademik dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozitat e tij. 2. Krijimi i Komisionit Hetues me pjesëmarrje të gjerë shoqërore për hetimin e ngacmimeve seksuale. 3. Kërkim falje nga Universiteti i Prishtinës për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mungesën e veprimit për rastet e paraqitura.