Ekzekutivi diskuton ligjin për pagat
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj po bënë shqyrtimin paraprak të Pakos legjislative të reformës së Administratës Publike, në të cilin përfshihet dhe Ligji për Pagat.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sot do të diskutojnë për Ligjin për Pagat ku pas 10 ditësh duhet të kthehet për miratim.
“Pas miratimit i njëjti duhet të dërgohet në Kuvend” ”, tha kryeministri Haradinaj.