Deputeti i hedh në fytyrë Edi Ramës, ligjin për Arsimin e Lartë
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi i hodhi ligjin e Arsimit të Lartë në fytyrë Edi Ramës në sallën e Kuvendit.
Deputetit pedagog veproi kështu për të treguar kundërshtimin e opozitës. Ai tha se PD-ja mbështet plotësisht studentët dhe është për shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë.
Sipas Boçit ligji për arsimin e lartë zhvat studentët dhe është burim i së keqes pasi ai duhet të garantojë autonominë dhe tarifa të ulëta.
Ndryshe, përballë godinës së parlamentit ka një tubim studentësh në vijim të protestave për plotësimin e tetë kërkesave.