23:25 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Qytetari nga Elbasani gjen rezultatin në kokë të finales, fiton një tufë me para! (Foto)

Me përmbylljen e finales së Botërorit 2018 në Rusi, në rrjetet sociale në Shqipëri kanë nisur të publikohen fotot e një sërë komentesh në lidhje me ndeshjen me një total prej 6 golash.

Shumëkush ka postuar një mendim apo një foto të rezultatin, por ka patur edhe nga ata shqiptarë që këtë ndeshje botërore e kanë luajtur në baste.

Njëri prej tyre, një qytetar nga Elbasani ka patur mjaft fat pasi ka arritur të gjejë rezultatin “në kokë” të ndeshjes.

Elbasanlliu ka luajtur pak para, 5 mijë lekë të vjetra, me një koeficient të çmendur prej 151. Shuma që ai ka fituar është thuajse një milion lekë, 750 mijë lekë të vjetra.