18:12 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Raporti i vizave para pushimeve verore, ky është qëndrimi i Pacollit

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka deklaruar se raporti për liberalizimin e vizave për Kosovën do të publikohet para pushimeve verore.

Lidhur me këtë është deklaruar shkurtimisht për Indeksonline, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

I pyetur se kur mund të dalë ky raport, ai nuk ka dhënë detaje, por është shprehur i bindur në heqjen e vizave.

“Çdo gjë po shkon sipas planit. Vizat do të hiqen”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, institucionet kosovare presin që raporti të jetë pozitiv për Kosovën. Bazuar në këtë, qytetarët kosovarë pritet të udhëtojnë lirshëm në vendet e Schengen-it, nga muaji shkurt i vitit 2019./Indeksonline/