18:26 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Reagimi i aktores ruse pasi kritikohet për shtatzëninë e tretë, i thuhet se po rrezikon shoqërinë

Aktorja ruse,Evelina Bledans ishte pjesë e një emisioni televiziv për të folur rreth asaj se si është të jesh shtatzënë në moshën 49 vjeçare.

Por aktorja nuk bëri vetëm kaq pasi sulmoi fizikisht edhe një anëtare të audiencës e cila e kritikoi atë për shtatzëninë.

Bledans e cila pret fëmijën e saj të tretë, ishte ftuar në shfaqjen ‘LIVE’ për të folur rreth shtatzënisë së vonë. Megjithatë, një anëtare nga publiku e akuzoi atë për rrezikimin e shëndetit të fëmijës së palindur, duke vënë në dukje se Bledans ka një djalë të ri me sindromën Down.

Anëtarja e publikut, Elena Lebedeva iu drejtua asaj duke thënë se është rrezik të lindësh në mes moshës 35 dhe 40 vjeç e lëre më 49.

“A doni të lindi një fëmijë tjetër të sëmurë? A do të lindësh edhe një fëmijë tjetër me sindromën Down? Askush nuk ka nevojë për një fëmijë të tillë, jo për shoqërinë dhe jo për ju” kishte thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Gjatë fjalimit të Lebedecës, Bledans pëpriqet ta ndërpresë me qetësi por pa asnjë sukses. Ajo zgjohet dhe sulmon anëtaren e publikut përderisa dikush i thotë asaj të largohet nga studio.

“Ju godas dhe kjo është për fëmijën tim”, i thotë Bledans. Djali i madh i zonjës  Bledans, Nikolai është 24 vjeç dhe jeton në Izrael kurse fëmija i i dytë, Semyon u tha se ka sindromën Down dhe se Bledan dhe Semin u divorcuan vitin e kaluar përderisa ajo tani pret një vajzë./Indeksonline/