14:57 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Reagon drejtori i Romës: Nuk është kryer asgjë për Alisson

Transferimi i Alisson te Liverpooli po konsiderohet si punë e kryer sidomos nga mediat në Angli dhe Itali.

Megjithatë, drejtori sportiv i Romës, Monchi ka thënë se asgjë nuk është kryer deri më tani.

“Ne nuk kemi mbyllur asgjë, marrëveshja do të mbyllet kur gjithçka të është gati,” tha ai.

“Lojtari është në Liverpool, është e vërtetë që jemi në negociata shumë të avancuara, por nuk është kryer. Nëse gjithçka shkon normalisht, do të mbyllet së shpejti”.

“Unë e kam shpjeguar atë shumë herë, puna e një drejtuesi sportiv nuk është vetëm blerja e lojtarëve, planifikimi, por edhe për të kuptuar se çfarë është më e mira për klubin. Ana financiare gjithashtu duhet të merret në konsideratë”.

“Një ofertë shumë e madhe, jashtë ofertës së tregut erdhi, ne vlerësuam pro dhe kundra dhe bëmë zgjedhjen për të folur me Liverpulin”. /IndeksOnline/

Temat: