13:23 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sot në portë dy multi “milionerat” e futbollit

Përballja Chelsea-Liverpool pritet të jetë spektakolare për shumë arsye. Një nga to është edhe përballja në portë e dy portierëve më të shtrenjt në botë, Kepa e Alisson.

Dy portierët i kanë arsyetuar që në start të Premierligës milionat e paguara për ta.

Alisson është portieri me më së paku gola të pranuar në Premierligë, gjithsejtë dy, ndërsa Kepa ka pranuar katër gola.

Ndeshja fillon në orën 18:30 dhe do të jetë përballje direkte mes dy skuadrave që pretendojnë titullin në Premierligë./Indeksonline/

Temat: