23:57 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Real Madrid – PSG apo gruan, ja kë zgjedh Beckham me 14 shkurt

David Beckham, i pyetur të parashikojë ekipin fitues të ndeshjes Real Madrid-PSG, e vlefshme për 1/8-at e Champions League, nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje:

“Është shumë e vështirë të zgjedh. Më pëlqejnë të dy klubet, që kanë një pasion të madh. Kam kaluar 4 vite të mrekullueshëm në Madrid. Te PSG nuk kam qëndruar shumë, por fitorja e titullit ka qenë një ndjesi e paharrueshme”.

Anglezi nuk do të jetë i pranishëm në “Santiago Bernabeu” 14 shkurtin e ardhshëm për një arsye të thjeshtë: “Është dita e Shën Valentinit. Nuk mendoj se do të ishte bukur ta merrja gruan për të parë një ndeshje futbollit”, ka thënë ish-mesfushori.