13:36 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Reçica: Kemi shpallur vit të reformave në shumë fusha

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale sot raportoi ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në lidhje me zbatimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, zbatimin e Ligjit për personat e verbër, Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, rrezikshmërinë në punë, etj.

Reçica i përgjigj në interesimin e deputetëve rreth punësueshmërisë së personave me aftësi të kufizuara, reformës pensionale, aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës dhe pyetjeve tjera të ndërlidhura me tematikat e diskutuara.

I pari i MPMS-së tha se e kanë shpallur këtë vit si vit të reformave, ku paralelisht kanë iniciuar reformë sa i përket rregullimit të mardhënies së punës, reformë të sistemit pensional dhe në vjeshtë të vitit të ardhshëm, do të dalin me propozime konkrete sa i përket reformës për Skemën e Ndihmës Sociale.