16:47 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tahiri në konferencën për Reformën e Inspektimeve, thotë se duhet krahasuar modele të sprovuara!

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se Ndërmarrja e reformave duhet paraprirë me analizë të kontekstit dhe duke krahasuar modele të sprovuara!

Ai ishte i pranishëm gjatë  konferencës Ndërkombëtare për Reformën e Inspektimeve, e organizuar nga Departamenti për Biznes, Energji dhe Strategji të Industrisë i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, konferencë kjo që bëri bashkë mbi 300 përfaqësues nga 70 shtete të ndryshme dhe si i tillë programi është mbështetur nga Departamenti për Punë të Jashtme dhe Departamenti për Tregti Ndërkombëtare i Mbretërisë së Bashkuar, Banka Botërore dhe OECD, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Në sesionin plenar të kësaj konferenca theksova se ky takim paraqet një mundësi për të mësuar nga përvojat e vendeve të ndryshme për reformat e ndërmarra në fushën e inspektimeve, në veçanti në kuptimin e transformimit teknologjik dhe inovacionit, vendosjen e kontakteve me politikë-bërës dhe ekspertë ndërkombëtarë

Gjatë prezantimit në konferencë, potencova se Rregullativa më e mirë kërkon qasje krahasuese të modeleve të sprovuara në reformën e inspektimit dhe vendimmarrjes. Përtej kësaj, theksova se duke marr modele të sprovuara, njëkohësisht duke e përshtatur me kontestin, ne jo vetëm që e shkurtojmë rrugën drejt reformës, por para se gjithash kemi qartësi që në nisje të procesit. Kësisoj shmangen eksperimentimet dhe veprimet ad-hoc.

Në margjina të Seancës Plenare takova Ministren në Departamentin për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale, znj. Kelly Tolhurst, të cilën e informova për nismën e reformave që janë duke u ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, dhe rëndësinë që të marrim sa më shumë përvoja nga Mbretëria e Bashkuar.

Kjo vizitë e delegacionit të Republikës së Kosovës mbështetet nga Banka Botërore/Korporata Ndërkombëtare Financiare, Zyra në Kosovë, në kuadër të projektit Klima e Investimeve II, financuar nga Qeveria Zvicerane./Indeksonline/