16:28 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rekordi më i gjatë dhe më fantastik i Messit

Ylli argjentinas me dy golat e tij kundër Alaves, shënoi golin e 6000-të të Barcelonës në Laliga, ndërsa më herët kishte shënuar golin e 5000-të ndaj Santander në vitin 2009.

Poaashtu ai shënoi golin e parë të katalanasve në ndeshjën hapëse të 2018/2019, një fakt, që sipas gazetës Sport, mund ta fitoj tripletën Barcelona në gusht. Në sezonin kur Messi ka shënuar golin e parë në kampionat, katalunasit janë kampion në tri ose së paka dy kompeticione, transmeton IndeksOnline.

Një fakt tjetër tregon se si La Liga është e vecantë për Messin. Ai ka fituar tashmë shtatë herë këtë trofe në dhjetë vitet e fundit. Në 2005, 2009, 2010, 2011, 2013, 2015, 2016 dhe 2018. Ai poashtu ka fituar pesë herë “Pichichin”. Vetëm Telmo Zarra e ka fituar 6 herë.

Që nga goli i tij i parë kundër Albacestes, Messi ka shënuar në të gjitha sezonet që ka luajtur (15/15).


Edhe pse është i vetmi me një rekord të tillë, mund të mos jetë për një kohë të gjatë. Sergio Ramos ka mundësinë të arrij këtë shifër. Nëse Ramos shënon në ndonjerën prej 37 ndeshjeve këtë sezon, dicka që nuk duket e komplikuar, mbrojtësi spanjoll poashtu do të ketë shënuar në 15 sezonet e La Ligas. Megjithatë, dallimi mes këtyre të dyve është se Messi e bëri atë vetëm me një këmishë, atë të Barcelonës, ndërsa Ramos me të Sevillës dhe Real Madridit. /IndeksOnline/