18:30 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrahje në mes të Lipjanit, një person bëhet për spital (Foto)

Një person është rrahur para pak çastesh në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.

Lexues të Indeksonline që kanë dërguar pamje pas rrahjes, kanë thënë se palët janë përleshur për një lokal.

Të dyshuarit kanë goditur viktimën me shkop të drurit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë ekipet policore, derisa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. /Indeksonline/

Temat: