Shoqërohen në polici shtatë të miturit që vizatuan grafite në shkollën e Lipjanit
Dje në shkollën fillore serbe në Lipjan u raportua se persona të panjohur kanë shkruar grafitë, për cka kanë reaguar edhe institucionet serbe.
Për këtë rast, policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar shtatë të mitur të cilët dyshohen se kanë kryer veprën, transmeton Indeksonline.
“Është raportuar se shtatë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të mitur, janë shoqëruar në polici nën dyshimin se të njëjtit në disa lokacione të ndryshme të nacionaliteteve serbe, kanë shkruar grafitë të ndryshme. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. /Indeksonline/