20:24 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrëzohet një dru në Llapushnik, bllokon për një orë autostradën Prishtinë – Pejë (Foto)

Gjatë orëve të pasdites së sotme, autostrada Prishtinë – Pejë është bllokuar për një orë, si pasojë e një druri të vjetër që ka rënë në mes të rrugës në Llapushnik.

Rënia e papritur e drurit ka shkëputur edhe disa kabllo të rrjetit elektrik, duke bërë që veturat të mos qarkullojnë, deri në arritjen e njësiteve përkatëse për intervenim.

Përveç kolonave të gjata në të dy anët e rrugës, siç raporton Telegrafi, nuk kishte ndonjë të lënduar, apo dëm material.

Temat: