14:05 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ia lëshon lopët në misër e pemë, në fund e kërcënon me drapër

Një person nga fshati Karaqevë e Epërme, komuna e Kamenicës ka raportuar në polici se fqinji i tij i ka lëshuar kafshët e tij  në pronën  e ankuesit  te cilën prone ankuesi e kishte te mbjellë me mister dhe pemë.

Pas një debati verbal, i njëjti e ka kërcënuar me drapër pronarin e tokës. Më pas policia ka intervistuar të dyshtimin dhe viktimën.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të lëshohet Vendimi mbi ndalimin e të dyshimtit për 48 orë . Rasti është cilësuar “Kanosje”./Indeksonline/

Temat: