11:03 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Rruga prej Hotel Grand deri të Katedralja do të mbyllet, ja çka do të ndërtohet aty (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka prezantuar projektin e parkingut të madh nëntokësor para Fakultetit Filologjik. Siç është prezantuar më herët parashihen minimum 500 vendparkime.

“Rruga prej Hoteit Grand deri te Katedralja do të mbyllet dhe do ta kemi një park të zgjeruar nga Fakulteti Filologjik deri te Katedralja që do ta quajmë Parku Qendror. Ky projekt ka kaluar në Komitetin e Partneritetit Publiko Privat me 16 prill”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, procedura do të zhvillohet në dy faza: në dy javët e ardhshme do të zhvillohet procedura për parakualifikim (kapacitet financiar, përvoja, menaxhimi etj) dhe pastaj bizneset e parakualifikuara do të mund të ofertojnë për projekt./Indeksonline/